SPORT, 11 Dhjetor 2021, 20:21

Trajneri i Espanjolit, i dashuruar me Baren: Është një fenomen!

Trajneri i Espanjolit, i dashuruar me Baren: Është një fenomen!

Trajneri i Espanjolit, Visente Moreno ka lavdëruar sulmuesin e kombëtares shqiptare, Keidi Bare.

Pas ndeshjes së sotme, ku Espanjoli fitoi me rezultatin 4-3 ndaj Levantes, ai u pyet nga gazetarët nëse u përmirësua loja me futjen në fushë të shqiptarit.

“Keidi është një fenomen. Sot, normale do të ishte që ai të mos hynte në fushë për shkak të gjendjes fizike. Ne kemi biseduar me të nëse mund të rrezikonim dhe ai u hodh në fushë.

Të gjithë lojtarët kontribuojnë. Sot, Morlanes ka qenë titullar në vend të Keidi Bares dhe ka bërë të tijën”, tha Moreno.