SPORT, 11 Dhjetor 2021, 15:24

Formula 1/ Verstappen i jep sinjale të qarta Hamiltonit, holandezi fiton "Pole Position" për garën e titullit

Formula 1/ Verstappen i jep sinjale të qarta Hamiltonit, holandezi fiton

Maks Verstappen ia ka dalë me sukses në provat zyrtare për Çmimin e Madh të Abu Dhabi. Në pistën e Yas Marina, holandezi regjistroi kohën më të shpejtë dhe ditën e nesërme, në garën e fundit të sezonit dhe në atë që do të përcaktojë titullin kampion, 24-vjeçari do të ketë avantazh ndaj rivalit britanik që niset i dyti.

Kujtojmë se Verstappen dhe Hamilton janë të dy në të njëjtën kuotë pikësh dhe pritet që të duelojnë deri në kthesat e fundit për triumfin final.

Megjithatë, sot Verstappen i dha një mesazh të pastër britanikut, ndërsa sa i përket renditjes së pilotëve të tjerë, Lando Norris bëri surprizën duke u renditur në vendin e tretë. Jashtë podiumit përfundon Perez i cili niset i katërti, teksa nga vendi i pestë do të niset "Mercedes"-i i Valteri Bottas.