SPORT, 11 Dhjetor 2021, 08:45

FOTO/ CR7 thyen rrjetin në Instagram me postimin e tij të fundit

FOTO/ CR7 thyen rrjetin në Instagram me postimin e tij të fundit

Ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo, u shfaq në rrjetet sociale për të ndarë një foto të tij në pantallonat e shkurtra të notit dhe për të treguar barkun e tij të formuar me muskuj në moshën 36-vjeçare.

Më shumë se tre milionë njerëz kanë pëlqyer foton e lartpërmendur në vetëm një orë, me anëtarët e familjes dhe miqtë e tij që kanë publikuar komentet e tyre për foton, e cila tashmë ka më shumë se 10 milionë pëlqime.

Sulmuesi portugez ka regjistruar tashmë 12 gola dhe dy asistime në 18 ndeshje pas kthimit të tij te Djajtë e Kuq verën e kaluar pas ndarjes me Juventusin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)