SPORT, 10 Dhjetor 2021, 23:55

Vieri, Kasano dhe Adani këshillojnë yllin që po çmend Serinë A: Mos shko te Juventusi!

Vieri, Kasano dhe Adani këshillojnë yllin që po çmend

Dushan Vlahoviç është kthyer në një nga emrat më të lakuar të Serisë A në këtë sezon dhe nuk është aspak çudi që të gjithë klubet e mëdhenj po interesohen për futbollistin serb të Fiorentinës. I pari në listën e të interesuarve dhe mes preferencave të tij kryesore është Juventusi, që duket se është në avantazh ndaj skuadrave të tjera për të siguruar firmën e sulmuesit në fund të edicionit.

Por sipas tre emrave të njohur të futbollit italian, ai nuk duhet të përfundojë të bardhezinjtë nëse dëshiron që të rritet si lojtar. Antonio Kasano, Kristian Vieri dhe Daniele Adani, kanë këshilluar futbollistin që të largohet nga Italia.

“Zgjidh Guardiolën dhe shko te Mançester Siti. Nuk e di nëse je ende në lartësinë e duhur, por me të në një vit do të arrijë në nivelin e Haland. Nëse në moshën 20-vjeçare gjen një trajner që nuk di të flasë e punojë me ty, atëherë rritja jote përfundon”, ishte këshilla e Kasanos nëpërmjet takimit të përjavshëm në “Bobo TV”.

Të të njëjtit mendim edhe dy ish-futbollistët e tjerë. “Juventusi? Jo, Vlahoviç duhet të largohet nga Italia. Është shumë i fortë dhe duhet të zgjedhë një nga katër skuadrat më të mira në botë”, ishin fjalët gati në sinkron të Vierit dhe Adanit. Ndërsa më pas, Kasano dha edhe një tjetër zgjidhje interesante. “Përse të mos zgjedhë Konten dhe Totenhemin? Antonio do ta bënte të rritej ashtu siç bëri me Lukakun te Interi”, theksoi ai.