SPORT, 11 Dhjetor 2021, 21:20

Morata nuk mjafton, Juventus “mbytet” në Venecia

Morata nuk mjafton, Juventus “mbytet” në Venecia

Juventusi ka bërë një tjetër hap fals në kampionat. Bardhezinjtë u ndalën në një barazim 1-1 në transfertë përballë Venecias.

Ndeshja nisi keq që në fillim për miqtë, pasi sulmuesi Paulo Dibala doli i dëmtuar që në minutën e 12. Juventusi shënoi golin e avantazhit me Moratën (32')

Venecia nuk u dorëzua dhe në pjesën e dytë Aramu barazoi rezultatin me një supergol (55'). Me këtë barazim Juventus mbetet në vendin e gjashtë në kampionat me 28 pikë.

VENECIA-JUVENTUS 1-1

55’ Aramu/ 32’ Morata