TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Armando Broja shqetëson Sauthempton. Në momentin kur lojtari dukej në një formë të shkëlqyer, ka ardhur një dëmtim që mund ta lërë atë jashtë fushës, duke shqetësuar klubin anglez dhe sidomos trajnerin Ralf Hasenhutl.
Ky i fundit, në ndeshjen e sotme humbi për dëmtim edhe Armstrongun para se të shihte sulmuesin shqiptar të dilte nga fusha në minutën e 70-të, për shkak të problemeve muskulore.
I pyetur pas sfidës rreth gjendjes së lojtarëve, Hasenhutl nuk e fshehur shqetësimin e tij.
“Nuk e dimë ende shkallën e dëmtimit. Shpresojmë që të mos jetë diçka shumë serioze, por duhet të them se ata e kishin të pamundur të vazhdonin ndeshjen”, theksoi tekniku austriak i Sauthempton.