SPORT, 28 Gusht 2025, 17:28

Surpriza e madhe e merkatos! Ikona Xhemi Vardi zbarkon me Serinë A dhe jo me skuadrat kryesore

Surpriza e madhe e merkatos! Ikona Xhemi Vardi zbarkon me Serinë A dhe jo

Një emër i bujshëm po bëhet gati të zbarkojë në Serinë A në ditën e fundit të merkatos. Sulmuesi i njohur anglez, Xhemi Vardi, është pranë firmës me një klub të elitës në futbollin italian dhe jo me një nga ekipet kryesore të këtij kampionati.

Mediat italiane bëjnë të ditur se Vardi ka gjetur akordin me surprizën e javës së parë të Serisë A, Kremonezen, e cila mundi Milanin me shifrat 2-1. Sulmuesi u largua nga Leisteri në fundin e sezonit të kaluar dhe ishte në kërkim të një skuadre.

Ofertat për të nuk munguan nga kampionati e Lindjes së Mesme apo MLS, por ai duket se ka zgjedhur të transferohet në Itali.

Futbollisti ka rënë dakord me projektin e klubit që synon të mbijetojë në ketë edicion në Serinë A dhe palët kanë nisur negociatat për të mbyllur sa më shpejt anën burokratike të transferimit të tij që ai të vihet sa më parë në dispozicion të trajnerit Davide Nikola.