SPORT, 16 Qershor 2023, 18:47

U aksidentua gjatë garës, humb jetën çiklisti 26-vjeçar

U aksidentua gjatë garës, humb jetën çiklisti

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në në Zvicër, ku çiklisti Gino Mader ka ndërruar jetë në moshën 26-vjeçare. Mader, i cili ishte pjesë e Team Bahrein, doli nga korsia e tij gjatë etapës së pestë.

Çiklisti u dërgua i gjallë në spital pas përplasjes së fortë, por nuk ia doli të mbijetonte.

“Jemi të shkatërruar nga humbja e çiklistit tonë të shquar, Gino Mader. Talenti, përkushtimi dhe entuziazmi i tij kanë qenë një frymëzim për të gjithë ne.

Jo vetëm që ishte një çiklist shumë i talentuar, por edhe një person fantastik jashtë biçikletës. Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes dhe njerëzve të tij të dashur. Mendimet tona janë me ta në këtë moment të vështirë”, u shpreh Victorious Milan Erzen, administratori i deleguar i Team Bahrein.