SPORT, 15 Qershor 2023, 17:32

Tottenham nuk heq dorë nga Dejan Kulusevski, Spurs e Juventus nisin negociatat

Tottenham nuk heq dorë nga Dejan Kulusevski, Spurs e Juventus nisin

Afati i qëndrimi të anësorit suedez, Dejan Kulusevski në Londër është drejt fundit dhe skuadra e Spurs dëshiron të blejë në mënyrë përfundimtare kartonin e 23-vjeçarit.

Klubi londinez nënshkroi mesfushorin në huazim “torinezët” gjatë merkatos së dimrit në vitin 2022 e nëse Spurs do të ishte kualifikuar në Champions League në fund të sezonit, opsioni i blerjes prej 35 milionë euro do të ishte aktivizuar automatikisht.

Mirëpo, Tottenham nuk u kualifikua në garat evropiane e tashmë klubet duhet të bien dakord për kushtet e një transferimi të plotë, me “zonjën e vjetër” të Italisë që sërish kërkon 35 milionë euro, ndërsa londinezët kërkojnë të ulin koston e transferimit deri në 25 milionë euro. Ndërkaq, kujtojmë se Kulusevski është një lojtar tepër i rëndësishëm në organikën e Tottenham, ku sezonin e kaluar bëri 37 paraqitje në total për Spurs, ku gjeti 2 herë rrugën e rrjetës dhe dhuroi 7 asistime.