SPORT, 14 Qershor 2023, 19:37

Presidenti i Barcelonës bën analizën: I kemi arritur qëllimet, duam të fitojmë gjithçka

Presidenti i Barcelonës bën analizën: I kemi arritur

Barcelona ia doli të fitojë La Liga, ndërsa në Europë skuadra nuk duket më kompetitive si dukur. Problemet ekonomike kanë sjellë jo pak probleme, ndërsa çështje më vete mbetet edhe regjistrimi i lojtarëve.

Presidenti i katalanasve, Joan Laporta bëri një pasqyrë të situatës së klubit gjatë takimit vjetor, të zhvilluar me anëtarët.

“Ne kemi arritur qëllimin tonë, por duam më shumë, unë së pari. Ne jemi kërkues dhe ambicioz sepse jemi klubi më i mirë në botë. Ne duhet të punojmë shumë për të forcuar ekipin e parë, duam të kemi shansin për të fituar në të gjitha garat.

Kemi ulur faturën e pagave, por vlera e lojtarëve është rritur. Kemi një skuadër më konkurruese dhe të rinovuar. Jemi në rrugën e duhur. LaLiga ka miratoi planin tonë, ne të mund të regjistrojmë lojtarë” – tha ai.