TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Manchester United është bërë gati për një merkato faraonike për të kapërcyer hendekun me kushërinjtë e Cityt, fituesit e freskët të tripletës.
United ka vënë në shënjestër Theo Hernandez, një nga pikat më të forta të Milanit. Nëse sondazhet konkretizohen në ofertë zyrtare, klubit anglez do t’i duhet të paktën 60 milionë euro për të nisur ankandin. Në vitin 2019, Milan shpenzoi 20 milionë euro për ta sjellë në Serie A mbrojtësin francez nga Real Madrid.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Milan i trembet një oferte të lartë nga “Djajtë e Kuq” të Manchesterit, edhe pse për italianët ai është i pashitshëm.