SPORT, 13 Qershor 2023, 22:30

Mbrojtësi ndahet nga Interi pas shumë sezonesh, kalon te PSG

Mbrojtësi ndahet nga Interi pas shumë sezonesh, kalon te PSG
Milan Skriniar dhe Stefan de Vrij

Milan Skriniar ndahet nga Interi pas shumë sezonesh. Gjatë grumbullimit me kombëtaren e Sllovakisë, mbrojtësi ka bërë me dije se do të kalojë te PSG në Paris, pasi i përfundon kontrata me zikaltërit.

“Disfata ndaj City-t do të më mërzisë për një kohë të gjatë, por tashmë sezoni përfundoi dhe unë po fokusohem te edicioni i ardhshëm, i cili do të jetë i veçantë. Tani do të shohim se çfarë do të ndodhë në Paris, e rëndësishme është që unë tani ndihem shumë mirë. Po stërvitem normalisht, e mbarova sezonin me disa probleme fizike. Ishte e pamundur të luaja sepse rrezikoja një dëmtim më të rëndë. Tani jam gati nëse kombëtarja ka nevojë për mua, por edhe mund edhe të qëndroj në pankinë”, – tha ai.

Skriniar iu bashkua skuadrës nga Milano në vitin 2017, nga ekipi i Sampdorias. Më parë ka luajtur edhe për Zilina në Fortuna Liga të Sllovakisë.