TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shqipëria do të luajë të shtunën një ndeshje shumë të rëndësishme në kualifikueset e Europianit ku përballë do të ketë Moldavinë. Kuqezinjtë e Silvinjos do të provojnë të marrin fitoren e parë në këtë fushatë ku për më tepër kanë edhe ndeshjen e parë në shtëpi me trajnerin e ri.
Ky takim do të gjykohet nga një katërshe holandeze arbitrash. Kryesori i ndeshjes do të jetë Denis Higler, i cili për shqiptarët është një emër i njohur. Dy vite më parë, ai gjykonte ndeshjen e Ligës së Konferencës mes Bazelit dhe Partizanit, ku të kuqtë mundeshin në Zvicër me rezultatin 3-0.
Higler do të ndihmohet nga Jos van Zuilen dhe Doi de Nas të cilët do të jetë asistentët. Gjyqtar i katërt i këtij takimi do të jetë Ingmar Ostrom. Vëzhgues i UEFA-s do të jetë turku Barish Shimshek ndërkohë që delegat do të jetë Haraldur Haraldson nga Islanda.
Arbitër: Denis Higler (Holandë)
Asistentë: Jos van Zuilen; Doi de Nas
I katërt: Ingmar Ostrom.