SPORT, 23 Korrik 2025, 21:16

Turneu “Joan Gamper”, Barcelona gjen si kundërshtar një njohje të vjetër në Serinë A

Turneu “Joan Gamper”, Barcelona gjen si kundërshtar një

Barcelona ka zyrtarizuar kundërshtarin e saj për edicionin e 60-të të trofeut “Joan Gamper”. Komo e drejtuar nga një ish-katalanas si Çesk Fabregas do të jetë e ftuar e nderit, siç njoftoi klubi i Barcelonës të martën.

Ndeshja do të luhet më 10 gusht në orën 21:00 në “Estadi Johan Cruyff”, i cili do të presë përsëri turneun tradicional veror për Barcelonën, ashtu siç ndodhi në vitin 2021 kundër Juventusit.

Ndeshja fillimisht ishte planifikuar të zhvillohej në “Spotify Camp Nou”, por rinovimet e stadiumit e kanë detyruar që ngjarja të zhvendoset. Kjo ndeshje do të shërbejë si finalja e parasezonit të blaugranat dhe vjen pas turneut aziatik, ku skuadra e Flik do të përballet me Visel Kobe, FC Seul dhe Daegu FC.