TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kosova mbylli me sukses pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike të Parisit, ku siguroi dy medalje, pas përfaqësisë dinjitoze të 9 sportistëve.
Në një postim në rrjetet sociale, Komiteti Olimpik i Kosovës, njoftoi se vendi i tyre renditej i pari në Ballkan dhe i 24-rti në botë sa I përket numrit të medaljeve.
“Vetëm 43 shtete kanë fituar medalje deri më sot”, thuhet në deklaratën e Komitetit Olimpik.
Ishte xhudistja Distria Krasniqi që i dhuroi Kosovës fitoren e parë në lojërat olimpike të Parisit, ku siguroi medaljen e argjendtë.
Një tjetër xhudiste, Laura Fazliu e mbylli me medaljen e bronxtë debutimin në lojërat olimpike, pasi mposhti kroaten Katarina Kristo në kategorinë e deri 63 kg ditën e martë.
Në total Kosova ka fituar 5 medalje gjatë pjesëmarrjeve në lojëra olimpike duke u renditur e dyta pas Serbisë. Shqipëria nuk ka siguruar asnjë medalje.