SPORT, 31 Korrik 2024, 19:14

Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë ushtarake në Bullgari, evakuohen punëtorët

Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë ushtarake në

Në fabrikën ushtarake “Terem” në qytetin Kostents në Bullgari ka ndodhur një shpërthim, por pa lëndime në njerëz, njoftoi administrata rajonale e MPB-së.

Mediat lokale raportojnë se në makineri ka shpërthyer një predhë.

Nga shpërthimi është dëmtuar muri i sigurisë dhe çatia e fabrikës, raporton Novinite.

Ekipet e zjarrfikësve spërkatën vendin me ujë për të parandaluar shpërthime të mëtejshme dhe të gjithë punëtorët u evakuuan menjëherë.

Përfaqësues të Shërbimit të Kundërzbulimit Ushtarak kanë nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e shpërthimit.