SPORT, 2 Shkurt 2026, 16:39

Transferimi te Milani dështon për arsye të pazakontë, Juventusi në pritje të sulmuesit të Premier Ligës

Transferimi te Milani dështon për arsye të pazakontë,

Zhan-Filip Mateta nuk do të jetë lojtar i Milanit. Marrëveshja me Kristal Palas ka dështuar për shkak të testeve mjekësore, ndërsa është arsye e pazakontë duke qenë se bëhet fjalë për një lojtar nga Premier Ligë.

Interesant është fakti se 28-vjeçari mund të kalojë te Juventusi. “Zonja” ishte futur në garë së fundmi për francezin, që ishte shumë pranë firmës me Milanin.

Mbetet për t’u parë ndërkohë, nëse Milani do të provojë nënshkrimin e një tjetër sulmuesi. Igli Tare ka vetëm pak orë të mbetura para përfundimit të merkatos.