TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Lacio nuk po kalon një periudhë të lumtur në këtë sezon, me largime të shumta lojtarësh të cilët kanë qenë pjesë e rëndësishme e projektit bardhekaltër.
Pas Guenduzi dhe Kastejanos, radhën e ka Matias Vesino. Mesfushori uruguaian është nisur sot nga Italia drejt Spanjës, ku pritet të firmosë me Selta Vigon.
Klubi e ka lënë të lirë të largohet duke mos tentuar të rinovojë kontratën e tij që mbyllet në fund te sezonit, pasi e cilëson të mbyllur ciklin e mesfushorit në Itali. Një situatë që gjithsesi ul ndjeshëm numrin e alternativave në dispozicion të Mauricio Sarrit.
Kjo është arsyeja pse bardhekaltrit i kanë bërë një ofertë të rëndësishme prej 30 milionë eurosh Interit për kartonin e Davide Fratezit. Por përgjigja ka qenë një “jo” e menjëhershme nga Interi. Edhe pse Kivu nuk e sheh si titullar mesfushorin e Italisë, ai e kërkon si alternativë të rëndësishme në ekipin e tij, ndaj është refuzuar mundësia për të kaluar te Lacio.