SPORT, 31 Janar 2026, 19:48

Panik në ndeshjen Partizani-Elbasani, futbollisti i të kuqve humbet ndjenjat në fushë

Panik në ndeshjen Partizani-Elbasani, futbollisti i të kuqve humbet

Ndeshja Partizani-Elbasani solli momente paniku në fundin e saj.

Në minutën e 85, futbollisti i të kuqve, Saliu Sembene ra pa ndjenja në fushën e stadiumit “Arena e Demave”.

Ambulanca u fut menjëherë në fushë, ndërsa stafi mjekësor dha ndihmën e shpejtë. Fatmirësisht, Sembene u përmend pas disa sekondash, shkruan A2.

Sembene u largua me barrelë drejt dhomës së zhveshjes, duke mos u futur në ambulancë.