TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas shortit të playoff-eve të Champions League, Havier Zaneti ka komentuar përballjen e Interit kundër norvegjezëve të Bodo/Glimt, duke kërkuar maksimum përqendrimi nga skuadra zikaltër.
“Duhet të kemi shumë kujdes, sepse ka shumë të panjohura ky kundërshtar”, është shprehur zëvendës presidenti i Interit. “Në Norvegji do të gjejmë kushte të vështira, edhe për shkak të motit dhe fushës sintetike”.
Zaneti ka theksuar objektivat e klubit në Europë, duke shtuar: “Ne duam të jemi protagonistë edhe në Champions League dhe e dimë çfarë përfaqëson ky kompeticion për Interin”.
I pyetur për shmangien e një përballjeje me Murinjon, ai ka thënë: “Murinjo është një trajner i madh, por tani duhet të mendojmë vetëm për Bodon”.