TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Masimiliano Alegri është padyshim i lumtur që Majk Menja ka rinovuar kontratën e tij me Milanin, duke i dhënë fund spekulimeve për të ardhmen. Dhe këtë trajneri e tha edhe në konferencë për shtyp të ditës së sotme, para ndeshjes me Bolonjën.
“Jam shumë i lumtur sepse Milani ka siguruar një nga tre portierët më të mirë në Europë. Ai është shumë i lumtur, gjithmonë ka thënë se donte të qëndronte, klubi ka bërë punën e duhur për të siguruar që Majk të qëndronte në Milano”, tha fillimisht Alegri, i cili më pas i dha meritat Igli Tares dhe drejtuesve që punuan për të bindur francezin.
“Absolutisht nuk e binda unë Menja. Merita, siç duhet të jetë, sepse ata kanë punuar shumë dhe ata vendosin për kontratat, i shkon klubit. Pasi Menja qëndroi në verë, isha i bindur se ai mund të vazhdonte në Milano. Menja është një djalë shumë i ndjeshëm, e dija që ai donte të qëndronte. E tëra çfarë duhej ishte të kapërcehej ai keqkuptim në verë… Dhe që pastaj të bënte pritje. Dhe ai po i bën pritjet”, tha duke qeshur Alegri.