TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Atletja amerikane Sha’Carri Richardson është ndaluar nga autoritetet në Florida, pasi dyshohet se po drejtonte automjetin me një shpejtësi mbi rreth 160 km/h.
Sipas policisë lokale, Richardson u ndalua gjatë një kontrolli rrugor në një segment ku shpejtësia e lejuar ishte ndjeshëm më e ulët. Autoritetet e kanë proceduar Richardson për tejkalim shpejtësie, pavarësisht insistimit të saj për ta falur.
“Ju lutem, zotëri. Nuk po e bëja qëllimisht shpejtësinë. Po ju përgjërohem. Ju lutem, mos më çoni në burg. Do të bëj gjithçka. Ju lutem, zotëri. Ju premtoj, nuk dua të shkoj në burg, jam këtu”- i tha ajo oficerit, por vendimi ishte i pakthyeshëm. Richardson mbetet një nga emrat më të rëndësishëm të atletikës.
View this post on Instagram