TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Erik ten Hag nuk mund të vazhdojë të presë që Kristiano Ronaldo të kthehet në Mançester Junaitid dhe po planifikon fillimin e sezonit me pjesën tjetër të skuadrës së tij.
Ylli portugez raportohet se kërkoi disa ditë pushim nga Klubi për çështje familjare, por ende nuk është kthyer në stërvitje.
United e nis sezonin e ri në shtëpi ndaj Brighton dhe Ten Hag po fokusohet te lojtarët që ka në dispozicion.
“Është njësoj si javën e kaluar”, tha Ten Hag kur u pyet për situatën me Ronaldon.
Ndërsa pyetjes nëse është i shqetësuar që yllit portugez po i mbaron koha për të qenë në formë, ai iu përgjigj: “Sigurisht. Por shqetësuese mbase nuk është fjala e duhur. Unë fokusohem te lojtarët që janë aty, ata po ia dalin shumë mirë, janë në formë të mirë. Preferoj të fokusohem në këtë. Mezi pres që ai të vijë, pastaj do ta integrojmë”.