SPORT, 21 Korrik 2022, 18:53

Jasir Asani vendimtar në Conference League, i jep fitoren Kisvardas

Jasir Asani vendimtar në Conference League, i jep fitoren Kisvardas

Jasir Asani ka rezultuar vendimtarë ditën e sotme në ndeshjet e turit të dytë të Conference League. Skuadra e lojtarit shqiptarë, Kisvarda, ka fituar në transfertë ndaj ekipit nga Kazakistani, FC Kairat.

Ish-futbollisti i Partizanit shënoi golin e fitores për skuadrën hungareze në minutën e 82-të të takimit.

Një gol që rezultoi të ishte edhe i fitores për ekipin nga Hungaria, i cili hedh kështu një hap drejt kualifikimit në turin tjetër të këtij kompeticioni.