SPORT, 21 Korrik 2022, 21:30

Futbolli gjerman në zi, ndërron jetë sulmuesi legjendar

Futbolli gjerman në zi, ndërron jetë sulmuesi legjendar

Një nga lojtarët më të mëdhenj të futbollit gjerman Uve Zeler ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 85-vjeçare.

Zeler e kaloi gjithë karrierën e tij te skuadra e Hamburgerit dhe ishte pjesë e kombëtares gjermane së bashku me të tjerë emra të mëdhenj si Gert Myler, Sep Maier dhe Franc Bekenbauer.

Futbolli gjerman u trondit nga lajmi i vdekjes së tij ku edhe klubet e mëdha si Bajerni bën postime në nderim të figurës së tij legjendare duke i shprehur ngushëllimet familjes së Zeler.