TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vllaznia starton sot rrugëtim europian për këtë sezon me ndeshjen e parë të turit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës përball Universitatea Kraiova.
Shkodranët luajnë sfidën e parë në “Loro Boriçi” me objektivin për të marrë një fitore e cila do ti motivonte të tentonin kualifikimin në ndeshjen e dytë pas një javë në Rumani, me formacionin e tyre që është po ai i paralajmëruar nga “Panorama Sport” në numrin e sotëm të gazetës.
Miqtë nga ana tjetër do të tentojnë suksesin të udhëhequr nga sulmi i përbërë nga treshja Vagenin-Koljiç dhe Ivan.
VLLAZNIA (4-3-3): Zogoviç; Gurishta, Juriç, Bulatoviç, Hakaj; Boshnjaku, Jonuzi, Heriç; Kruja, Çoba, Aralica. (në dispozicion: Qarri, Shehi, Paloka, Smajli, Alivoda, Latifi, Vulaj, Marku, Hoxhaj, Kaina).
UNIVERSITATEA KRAIOVA (4-2-3-1): Lazar; Kapatina, Gaman, Raul Silva; Mateiu, Kretu; Baiaram, Vagenin, Ivan; Koljiç. (në dispozicion: Rusu, Popesku, Pap, Vatajelu, Sreciu, Cimpanu, Nistor, Markoviç, Roguljiç, Martiç, Vina, Sala).
Gjyqtarë: P.Meklauglin, K.Kembëll, E.Hart (Irlandë);