SPORT, 21 Korrik 2022, 15:29

Frikë për Bajernin, ja çfarë iu ndodhi bavarezëve gjatë udhëtimit për në SHBA

Frikë për Bajernin, ja çfarë iu ndodhi bavarezëve

Udhëtimi i Bajernit për në SHBA, atje ku do të zhvillojë një tur, ka kaluar mes peripecish. Kampionët e Gjermanisë kanë mbërritur me më shumë se një orë vonesë në kryeqytetin amerikan, Uashington, si pasojë e kushteve aspak të favorshme meteorologjike në SHBA.

Mediat gjermane raportojnë se për shkak të stuhisë që kishte mbërthyer një pjesë të territorit të SHBA-së, fillimisht u mendua që kullat e kontrollit të devijonin udhëtimin e Bajernit nga Uashingtoni për në Nju Jork. Por pas një ore e çerek në ajër, pilotët e avionit “Boeing 787 Dreamliner”, që transportonte yjet e Bajernit nga Mynihu për në Uashington, është ulur në kryeqytetin amerikan.

Ajo që ka rënë në sy është se në avionin që transportonte lojtarët dhe stafin e Bajernit dallohej një mbishkrim, “Jo luftës”, një mesazh në mbështetje të paqes së prishur nga konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës.