TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Topi që Diego Maradona përdori për të shënuar golin e tij “Dora e Zotit” kundër Anglisë në Kupën e Botës 1986, do të dalë në ankand muajin e ardhshëm me një vlerësim prej 2.5 deri në 3 milionë paund.
Topi do të shitet nga Graham Budd Auctions më 16 nëntor. Arbitri Ali Bin Nasser, i cili nuk arriti të dallojë momentin kur legjenda bëri golin me dorë, është pronar i topit.
“Ishte koha e duhur për të ndarë me botën, uroj që blerësi do ta ekspozojë atë në publik”, tha ai.
Për golin me dorë, ai tha: “Nuk e pashë qartë incidentin. Dy lojtarët, Shilton dhe Maradona, i kisha me kurriz përballë meje. Sipas udhëzimeve të FIFA-s të lëshuara përpara turneut, unë kërkova te drejtuesi im për konfirmimin e vlefshmërisë së golit, ai tha se doli ishte i vlefshëm.”
Më pas shtoi: “Në fund të ndeshjes, trajneri i Anglisë, Bobby Robson, më tha: “Ti bëre një punë të mirë, por drejtuesi i linjës ishte i papërgjegjshëm.”
Maradona, i cili vdiq në nëntor 2020, pretendoi se goli u shënua “pak me kokën e Maradonës dhe pak me dorën e Zotit”.
Drejtuesi i ankandit, Graham Budd, tha: “Me historinë që rrethon topin, ne presim që të jetë jashtëzakonisht i popullarizuar kur të dalë në ankand.”
Fanella e Maradonës nga çerekfinalja u shit në maj për 7.1 milionë pund, një rekord botëror për një pjesë të relikeve sportive.