SPORT, 12 Tetor 2022, 23:53

VIDEO/ Shpërdoroi shansin e artë për të vulosur fitoren e Interit ndaj Barcelonës, shikoni çfarë ndodh me Kristjan Asllanin pas ndeshjes

VIDEO/ Shpërdoroi shansin e artë për të vulosur fitoren e

Fati nuk ishte me Kristjan Asllanin, në duelin ndaj Barcelonës që përfundoi me rezultatin 3-3. Ylli shqiptar u hodh në fushë në minutën e 85-të, duke zënë vendin e Barelës, ndërkohë që në të 94-tën, kishte shansin e artë për të vulosur fitoren e Interit.

Mesfushori shqiptar u gjend para Ter Stegen dhe nuk arriti dot të shënonte, teksa u ndal nga portieri gjerman.

Asllani nuk preferoi të pasonte te shoku i skuadrës që ishte i vetëm me portën e boshatisur, duke sjellë zhgënjim të madh në kampin italian.

 

 

Menjëherë pas ndeshjes, të gjithë lojtarët e Interit shkuan që të ngushëllojnë Asllanin që e përjetoi shumë këtë moment.