TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Hellas Verona është në kërkim të një trajneri pas largimit të Gabriele Ciofit, aludimet në Itali janë të shumta për pasardhësin e tij.
Emri që përflitej ishte ai i Salvatore Boçetit, i cili është trajneri i të rinjve të Veronës për momentin, por duket se ish-futbollisti i Milanit ende nuk e ka marrë licencën për të drejtuar një skuadër profesioniste, siç raporton “Hellas Live”.
Gjithsesi veronezët duket se e kanë gjetur zgjidhjen brenda familjes për këtë situatë. Bëhet fjalë për ish-drejtorin sportiv i Partizanit dhe Kukësit, Dirtan Dervishi që prej vitesh ka qenë bashkëpunëtor teknik i presidentit të Veronës, si dhe ka pasur funksionin e skautit te klubi i Serisë A.
Shqiptari zotëron dhe licencën e UEFA Pro dhe mund të regjistrohet si trajneri i parë i klubit të Serisë A. Dervishi ka përfunduar me sukses para disa vitesh trajnimin e duhur për trajner në Shqipëri. Në të ardhmen pritet të mësohet me mjaft kuriozitet për fatet e trajnerit të ri të Veronës.