SPORT, 12 Tetor 2022, 23:08

Champions League/ Interi perfekt ndaj Barcelonës, Liverpuli “masakron” Rejnxhersin

Champions League/ Interi perfekt ndaj Barcelonës, Liverpuli

Natë emocionuese në Champions League. Interi barazon 3-3 me Barcelonën në "Camp Nou" dhe është me një këmbë në fazën tjetër të Champions League, ndërsa Barça rrezikon seriozisht të përfundojë në Europa League kur kanë mbetur edhe dy ndeshje.

Champions League/ Interi perfekt ndaj Barcelonës, Liverpuli

Pjesa e parë pa katalanasit që dominuan totalisht, ndërsa ekipi nga Milano zgjodhi të provojë me kundërsulme, duke u treguar jo rrallë herë e rrezikshme, pasi Dzeko gjeti traversën.

Barcelona i falet Dembeles, me golin e tij në minutën e 40-të. Pjesa e dytë do të niste mjaft mirë për të besuarit e Inzaghit, veprim fantastik i Nico Barella që barazon shifrat dhe dërgon në  festë ata tifozë që kishin udhëtuar për në Spanjë.

Në minutën e 63-të, Lautaro Martinez do të tregonte se mbetet një nga sulmuesit më të mirë në Europë, kur pas asistit të Calhanoglu, përmbysi ndeshjen.

Skuadra e Xavit ishte totalisht e ç’orientuar në fushë. Levandovski barazon shifrat 10 minuta nga fundi. Në limite, Gosens (89')  mposht Ter Stegen, por Levandovski barazon shifrat në 3-3 në minutën e 92-të. Në fund të ndeshjes trajneri i Interit, Simone Inzagi, u ndëshkua me karton të kuq.

Në po këtë grup, Bayern nuk ka falur aspak, duke mundur 2-4 Plzen. Bavarezët kryesojnë grupin me 12 pikë, Interi ka 7  dhe renditet i dyti, ndërsa Barcelona ka grumbulluar 4 pikë.

Në grupin A, fitore e madhe 1-7 e Liverpool në Skovic ndaj Rangers që bën që anglezët të jenë në vendin e dytë me 9 pikë.

REZULTATET

Champions League/ Interi perfekt ndaj Barcelonës, Liverpuli