TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kristjan Asllani nuk është duke përjetuar një moment të mirë në karrierë teksa nuk është aktivizuar shumë me fanellën e Interit.
Fantazisti i Shqipërisë u transferua nga Empoli te Interi për të qenë një zëvendësues i denjë i Marselo Brozoviç, por edhe me këtë të fundit të dëmtuar, 20-vjeçari nga Elbasani e pa veten si zgjedhje të fundit të teknikut Simone Inzagi duke aktivizuar në rolin e regjisë së mesfushës, si Hakan Çalhanollunë, por edhe Henrik Mikitarjanin.
Së fundmi në një intervistë me të përditshmen sportive italiane “Corriere dello Sport”, ka folur trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja për Kristjan Asllanin dhe momentin e tij që po kalon:
“10 muaj më parë, Asllani nuk ishte një titullar fiks te Empoli, por kampionatin e përfundoi mirë.
Kishte nevojë për minuta në këmbë, për një transferim të ndërmjetëm për të maturuar.
Te Interi nuk është e thjeshtë, kështu rrezikon të humbasë një vit.”, përfundoi Edi Reja.
Aktualisht, gjatë këtij sezoni me fanellën e Interit në të gjitha kompeticionet, Kristjan Asllani është aktivituar gjithsej në 12 ndeshje mes kampionatit dhe Champions-it, teksa ende nuk e ka gjetur dot rrugën e rrjetës dhe të asistojë për shokët e skuadrës.