TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Fillimi i sezonit 2022-23 përkon me fillimin e një prej ferrit më të madh për Kristiano Ronaldon, i cili gradualisht po i afrohet një fundi të pashmangshëm për një shans të dytë me Mançester Junajtid. Për paraqitjet e dobëta të portugezit ka folur në “talkSPORT” edhe një nga legjendat e “Djajve të Kuq” Uejn Runi.
Gjatë intervistës, ai është pyetur nëse skuadra angleze ka bërë një paraqitje më të mirë me portugezin në fushën e lojës, për të cilën Runi ka thënë: “ Jo, nuk mendoj kështu ”.
“Unë mendoj se gjërat që ai ka bërë që nga fillimi i sezonit nuk janë të pranueshme për Junajtid. Unë e kam parë Roi Kin duke e mbrojtur atë.
Roi nuk do ta pranonte atë fare. Ronaldo duhet të ulë kokën, të punojë dhe të jetë gati për të luajtur kur trajneri ka nevojë për të. Nëse e bën, do të jetë një pasuri.
Nëse jo, do të bëhet një shpërqendrim i padëshiruar. Unë mendoj se Ten Hag ka bërë shumë mirë. Ai ka ardhur dhe i ka dhënë autoritetin e tij ekipit, po filloj të shoh një identitet në Junajtid nuk ishte parë në dy ose tre vitet e fundit.
Ai është njeriu i duhur për këtë punë. Mendoj se do të duhet kohë, por është një hap i vërtetë në drejtimin e duhur për të përfunduar në top katërshe dhe për të luajtur përsëri në Ligën e Kampioneve” komentoi ai.