TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Empoli mori tri pikë të arta në javën e 15-të të Serisë A, duke mposhtur me rezultatin 2-0, Kremonezen.
Në këtë duel të dy futbollistët e Kombëtares kuqezi, ishin titullarë, duke bërë një paraqitje mjaft të mirë.
Ismajli ishte i pakalueshëm në mbrojtje, ndërkohë që Bajrami mori rolin e protagonistit, teksa të dy golat e shënuar nga vendasit, nisën nga këmbët e tij.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0, ndërkohë që në minutën e 46-të ishte Kambiaxhi ai që zhbllokoi sfidën.
Ndërkohë që për golin e sigurisë mendoi Parisi në minutën e 88-të.
Me tri pikët e siguruara mbrëmjen e sotme, Empoli u ngjit në vendin e 12-të, duke parakaluar përkohësisht Sasuolon dhe Bolonjën. Sfidën e radhës skuadra e shqiptarëve do e luajë më 4 janar ndaj Udinezes.