TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një nga emrat surprizë në listën e përfaqësueses së Gjermanisë në Botërorin 2022 ishte ai i Jusafa Mukoko. Padyshim që futbollist i Borusia Dortmund shihet si një nga talentet premtues të të ardhmes dhe prania e tij në listën prej 26 lojtarësh në fakt është mirëpritur.
Por gjithsesi, emri i tij në listën e publikuar nga Federata Gjermane, ka krijuar shumë kureshtje për një arsye të veçantë. Në listën e publikuar në internet, federata nuk ka vendosur një datëlindje përkrah emrit të 17-vjeçarit.
Situatë e pazakontë, pasi informacioni rreth tij mund të gjendet lehtësisht në qindra faqe që merren me futbollin. Por Federata Gjermane i ka shpjeguar “Bild” arsyen se pse thjesht kishte shtyrë me disa ditë publikimin e datëlindjes së lojtarit.
Ajo ka bërë të ditur për të përditshmen gjermane se meqë lojtari është ende minoren, nuk kishte publikuar datëlindjen e tij në rrjet. Një gjë e tillë do të bëhej vetëm pas datës 20 nëntor, kur ai feston 18-vjetorin e tij dhe cilësohet në moshë madhore, duke i lejuar Federatës të publikojë këtë lloj informacioni.