TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zherard Pike është tërhequr nga futbolli duke luajtur ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Barçës fundjavën e kaluar kundër Almerias. Ai u thirr për ndeshjen e së martës së kaluar kundër Osasuna, por nuk luajti pasi mori karton të kuq.
Pike ka pozuar me të gjithë trofetë që fitoi gjatë karrierës së tij te Barcelona në një fotosesion të organizuar nga klubi.
“Të mund t’i mbledhësh të gjitha këto kupa është një kujtim i paharrueshëm, shumë i vlefshëm”, u shpreh Pike.
30 titujt që fitoi me fanellën e Barçës janë: 8 La Liga, 3 Champions, 7 Kupa të Mbretit, 3 Kupa të Botës për Klube, 6 Superkupa Spanjolle dhe 3 Superkupa Evropiane.
PIQU30 ????❤️#Sempr3 pic.twitter.com/Vrm4yywWPd
— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 11, 2022
“Ishte një natë e papritur. Klubi u bashkua në mënyrë fantastike dhe përgatiti një festë të mrekullueshme, në të cilën gjithçka shkoi mirë. Për mua dhe për familjen time ishte një ditë shumë e veçantë me të cilën do të qëndrojmë përgjithmonë”, tha Zherard pas largimit.