TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Rrugët mes Mehdi Taremit dhe Interit po ndahen më shpejt nga sa pritej. Sulmuesi iranian, i cili u bashkua me zikaltrit me parametër zero nga Porto, nuk bën më pjesë në planet e trajnerit të ri, Kristian Kivu, dhe është gati të largohet pa rezistencë.
Pas një sezoni të parë të zbehtë, me pak minuta dhe performanca nën pritshmëri, Interi ka vendosur të ndërtojë një skuadër më të përshtatshme për idetë e teknikut të sapoardhur, dhe një pjesë kyçe e këtij procesi është largimi i lojtarëve jashtë projektit teknik. Taremi është ndër emrat më të kërkuar në treg, pavarësisht formës jo bindëse të sezonit të kaluar.
Sulmuesi iranian, i kthyer së fundmi nga Irani pas ngjarjeve të tensionuara në Lindjen e Mesme, është vendosur në dispozicion të klubit dhe ka shprehur gatishmërinë për të shqyrtuar të gjitha ofertat e vlefshme që do të mbërrijnë. Nuk ka pasur përplasje me drejtuesit, as përpjekje për të qëndruar me forcë. Një largim i qetë që u shërben të dyja palëve.
Taremi, i cili ka një pagë prej 6 milionë euro bruto në sezon, konsiderohet një element i kushtueshëm për një rol të tretësuar në skuadër. Me ardhjen e talentit Boni dhe promovimin e riut Pio Espozito, hapësirat për të janë ngushtuar edhe më tej. Drejtuesit zikaltër, Marota dhe Ausilio, po negociojnë me klube si Fulham, Beshiktash dhe disa ekipe nga destinacione më ekzotike për të arritur një marrëveshje që do të sillte një plusvalencë të menjëhershme në arkat e klubit.
Çlirimi nga kontrata e Taremit do t’i lejojë Interit të përforcojë repartin ofensiv me një profil ndryshe, një lojtar polivalent, i aftë të luajë si trekuartist apo sulmues i dytë, por mbi të gjitha me përvojë dhe gati për të ndihmuar menjëherë, pa rrezikun e eksperimenteve të pasigurta.