TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Xhud Bellingam nuk mund të durojë më dhe ka vendosur të operohet. Ky është lajmi që është përhapur sot në mediat spanjolle, duke bërë të ditur vendimin e mesfushorit anglez, për një ndërhyrje kirurgjikale në shpatull këtë të mërkurë.
Futbollisti ka rreth 20 muaj që luan me dhimbje, me ilaçe dhe shumë i shqetësuar për çdo përplasje, që kur në nëntorin e vitit 2023 u rrëzua keq në tokë në ndeshjen ndaj Rajo Vajekanos dhe nxori shpatullën.
Ai ka bërë vazhdimisht pushime dhe terapi, por problemi me dhimbjen në shpatull vazhdonte e kësisoj, është vendosur më në fund që të bëjë një ndërhyrje kirurgjikale gjatë verës që të korrigjohet një herë e përgjithmonë dhe ai të kthehet i qetë në fushën e lojës.
Megjithatë, mungesa e tij do të jetë e gjatë dhe mund të komplikojë pak startin e sezonit për Realin, pasi parashikohet që Bellingam të jetë pushim të paktën 2-3 muaj.