TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Liverpulin nuk e ka bindur oferta e parë që Bajern Mynih ka bërë për të siguruar shërbimet e kolumbianit Luis Diaz. Futbollisti është në kërkim të një aventurë të re larg “Anfield”, por bavarezët duhet të përmirësojnë shumë nëse kërkojnë të sigurojnë shërbimet e anësorit të sulmit.
“The Athletic” ka bërë të ditur se Bajerni ka bërë një ofertë prej 67,5 milionë eurosh për futbollistin i cili është piketuar nga klube të ndryshme gjatë dritares së merkatos. Përveç kampionëve të Gjermanisë, në garë janë edhe Barcelona dhe sauditët e Al Nasr.
Por të kuqtë kanë refuzuar këtë shifër, duke bërë të ditur se nuk i afrohet vlerësimit që kanë ata për futbollistin. Sipas burimeve pranë Liverpulit, lojtari është pjesë thelbësore e planeve të Arne Slot dhe nuk është në interesin e klubit që të shitet.
Megjithatë, një ofertë prej rreth 100 milionë eurosh mund të ndryshojë situatën. Qartësisht, distanca mes asaj që ofron Bajern dhe asaj që pretendon Liverpuli është shumë e madhe, ndaj priten negociata e oferta të tjera.