TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Chelsea fiton Kupës së Botës për Klube, teksa triumfoi 3-0 ndaj PSG, në finalen e luajtur në MetLife Stadium, në Nju Xhersi të SHBA-ve.
Ndeshja filloi me ritëm të lartë, me kampionët e Europës që u treguan më kërkues në zonën e Bluve të Londrës.
Gjithsesi, për të ardhur te goli që zhbllokoi shifrat, në mesin e fraksionit të parë, Gusto shërbeu mjaft mirë për Palmer, i cili me një të majtë tokazi, mposhti portierin Donnarumma.
Nuk vonoi shumë as goli i dytë, pothuajse “fotokopje” me të parin, nga Palmer, me këtë të fundit që “elektrizoi” stadiumin. Spektakli nuk kishte fund, me Joao Pedron që thelloi shifrat.
Në pjesën e dytë, Chelseat i mjaftoi menaxhimi i rezultatit për të marrë kështu trofeun, ndërsa PSG zhgënjen totalisht, madje mbylli ndeshjen me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Neves.
Pavarësisht se kampionët e Europës të PSG e filluan mirë ndeshjen, ishin londinezët e Çelsit ata që zhbllokuan ndeshjen me një gol nga ylli anglez, Cole Palmer në minutën e 22-të. Në minutën e 30-të ishte po ai që dyfishoi shifrat pasi u shërbye nga bashkëatdhetari i tij, Levi Colëill.
Vëtem pak minuta para fërshëllimës së pjesës së parë, skuadra e teknikut italian Maresca gjeti edhe golin e tretë me një finalizim nga braziliani Joao Pedro, blerja më e re e bluve të Londrës.
Çelsi shpallet kampion i edicionit të parë të Botërorit të Klubeve duke shtuar kështu trofeun e dytë në kabinetin e tyre pas triumfit në Conferencë League.