TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sezoni i ri do të gjejë mesfushorin kryeqytetas Kleis Bozhanaj si pjesë të Karrarezes në Serinë B. Klubi në fjalë, ia ka dalë të huazojë futbollistin 24-vjeçar me të drejtë blerje nga radhët e Modenës ku ka luajtur në dy sezonet e fundit.
Bozhanaj, i cili ka qenë pjesë e akademisë së Partizanit dhe Internacional Tirana para se të transferohej në Itali te Empoli, është që nga viti 2017 pjesë e akademive apo klubeve të ndryshme jashtë Shqipërisë.
Me Karrarezen ai zhvilloi sezonin e tij të parë të mirëfilltë si protagonist në Serinë C në edicionin 2022-2023, para se të kalonte te Modena me të cilën spikati në Serinë B, duke luajtur 48 ndeshje në të cilat shënoi 5 gola e dha 3 asiste.
“Karrareze është e lumtur të njoftojë se ka arritur një akord me klubin e Modenas për blerjen e përkohshme, me të drejtën e blerjes përfundimtare të paraqitjeve sportive të futbollistit Kleis Bozhanaj, i cili do të lidhet me klubin tonë deri më 30 qershor 2026”, shkruhej në njoftimin e Karrarezes për afrimin e futbollistit shqiptar me formulën e huazimit.