TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ivan Juriç do i mungojë Atalantës në stërvitjen e radhës. Trajneri kroat ka përfunduar në spital për shkak të një inflamacioni në rrugët e frymëmarrjes.
Kështu skuadra ku bën pjesë Berat Gjimshiti do vijojë seancat stërvitore pa qenë Juriç i pranishëm. Vetë klubi njoftoi përmes një deklarate zyrtare për gjendjen e trajnerit.
“Atalanta njofton se trajneri Ivan Juriç është hospitalizuar në ditët e fundit, pas një inflamacioni serioz në rrugët e frymëmarrjes. Gjendja e tij aktuale po përmirësohet”, shkruan ndër të tjera Atalanta.
Juriç pasoi Gasperinin në krye të Atalantës. 49-vjeçari më parë ishte pjesë pjesë e Sauthemptonit ku u largua pa lënë gjurmë.