SPORT, 13 Korrik 2025, 21:06

Janik Siner mund Alkaraz në finale dhe fiton turneun e Uimbëlldon për herë të parë

Janik Siner mund Alkaraz në finale dhe fiton turneun e Uimbëlldon

Janik Siner ka fituar për herë të parë në karrierë turneun e Uilmbëlldon në tenis, duke mundur në finale spanjollin Karlos Alkaraz në katër sete, pas më shumë se tre orësh lojë në tapetin me bar të impiantit të famshëm londinez.

Alkaraz vinte me petkun e fituesit në fuqi për dy edicionet e fundit të turneut Grand Slam dhe mori setin e parë me shifrat 6-4. Por Siner nisi shërbimet e tij të jashtëzakonshme duke vënë në vështirësi të vazhdueshme spanjollin në setet e mëtejshme, teksa e detyroi atë të gabonte me përgjigjet në rrjetë apo jashtë.

Kështu erdhi suksesi në setin e dytë dhe të tretë po me shifrat 6-4, duke bërë që të luhej një set i katërt vendimtar me një vëmendje maksimale. Por italiani tregoi se nuk është rastësisht numri 1 në renditjen botërore, duke diktuar që në fillim ritmin e tij për t’i marrë pikët radhazi Alkaraz dhe në fund duke triumfuar përsëri me shifrat 6-4 në këtë set, duke siguruar fitoren e tij.

Ky ishte turneu i katërt Grand Slam në karrierën e Siner, pas dy triumfeve në Australian Open dhe një në US Open.

VIDEO