SPORT, 26 Maj 2022, 11:35

Suksesi në Conference League, Roberto Mancini uron Romën për triumfin në finalen e Tiranës

Suksesi në Conference League, Roberto Mancini uron Romën për

Listës së gjatë të urimeve për triumfin në Conference league, Romës i është bashkuar edhe një që spikat.

Mes tyre, është edhe përgëzimi i trajnerit të Italisë, Roberto Mancini, i cili shkruan në twitter:

“Urime Romës për fitoren në Conference League!”, teksti i mesazhit i shoqëruar me trengjyrëshin e pashmangshëm. Një sukses me vuajtje, por i merituar nga verdhekuqtë.

Mancini rigjen edhe Spinazolën, i cili pas dëmtimit të Evropian, është gati të japë kontributin në etapën e radhës, në Nations League. Gjithashtu, trajneri i Italisë tani ka edhe eksperiencën e kapitenit Pellegrini.