TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

E mbylli me Juventusin, por Dibala sot do të takohet me drejtuesit e Interit.
Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, agjentët e argjentinasit do të kenë një takim me drejtuesit zikaltër për ta sjellë në Milano 28-vjeçarin.
Marota dhe Ausilio kanë një synim të qartë, ku duhen larguar ato lojtarë që janë jo shumë të domosdoshëm në skuadër, por që marrin paga relativisht të larta.
Gjatë sezonit që sapo përfundoi, sulmuesi argjentinas është aktivizuar në total me Juventusin në Serinë A në 29 ndeshje, ku ka realizuar 10 gola dhe ka dhuruar dhe 5 asiste për shokët e skuadrës.