TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Franca e nis fushatën e saj kualifikuese të “Euro 2024” e demoralizuar nga humbja në finalen e Kupës së Botës kundër Argjentinës pas dramës së penalltive. Por përballja e dy skuadrave që renditen më lartë në FIFA në Grupin B, shënon nisjen e një epoke të re për skuadrën e Deshampit pas dorëheqjes së presidentit të Federatës, Noel le Gre dhe tërheqjen e shumë futbollistëve, përfshirë ish-kapitenin Hygo Loris.
– Kilië Mbapesë iu dorëzua shiriti i kapitenit pasi u bë futbollisti i dytë i historisë, i cili shënon një trigolësh në finalen e një Botërori, një faktor kyç ky në vendimin e trajnerit Didie Deshamp.
– Pesë fitore në 6 përballjet e fundit me Holandën (1 humbje) duhet t’i japin Deshampit dhe skuadrës së tij besimin për ta vijuar formën e pathyeshmërisë së tyre në shtëpi në kualifikueset e një Europiani (7 fitore, 2 barazime). Asnjë nga 7 përballjet e fundit nuk ka përfunduar pa gola në pjesën e parë.
– Dy herët e fundit që Holanda nuk ka arritur të kualifikohet në finalet e një Europiani (2016 dhe 1984) ishin gjithashtu dy turnetë e fundit të luajtur në Francë, ndërsa trajneri Ronald Kuman ishte pjesë e skuadrës që dështoi ta arrinte këtë në 1984.