SPORT, 24 Mars 2023, 12:22

FOTO/ Mediat angleze festojnë rekordin e Kejn, Portugalia jehonë Ronaldos: Jam gjallë

FOTO/ Mediat angleze festojnë rekordin e Kejn, Portugalia jehonë

Humbja e pësuar përballë Anglisë nuk është pritur mirë nga mediat italiane, një disfatë që ndërlikon menjëherë rrugëtimin e “axurrëve” në “Euro2024”.

“Pak Itali”, shkruan “La Gazzata dello Sport” në faqen e parë. “Dy Itali”, ishte titulli i përzgjedhur nga “Corriere”.

Atmosfera është shumë ndryshe në Angli, mediat festojnë për këtë sukses historik, një fitore në Itali i mungonte prej 62 vitesh. Sigurisht që imazhi kryesor ishte kapiteni Herri Kejn.

“Krenaria e Anglisë”, ishte titulli kryesor i “Daily Mail”. “Mbreti Kejn”, shkruan “Mirror”.

Ka festë edhe për Portugali pas ndeshjes së parë në kualifikueset e “Euro2024”. Ashtu siç pritej, në qendër të mediave luzitane është Ronaldo: “Jam gjallë”, ishte titulli kryesor i “Record”, shoqëruar me imazhin e CR7. “Ka vërtetë ajër të pastër”, shkruan “A Bola”.