SPORT, 14 Nëntor 2022, 12:10

Stadiumi i ri i Partizanit, mësoni çmimet e biletave dhe rrugën që të dërgon te impianti i kuq

Stadiumi i ri i Partizanit, mësoni çmimet e biletave dhe rrugën

Për ndeshjen me Bylisin sot në orën 16:00, e para në stadiumin e ri, hyrja do të jetë me bileta.

Prej ditësh Partizani ka publikuar çmimet e tyre, që do të jenë modeste në krahasim me sfidat e tjera të luajtura nga “demat” në kryeqytet.

Një biletë në tribunën përballë kushton 300 lekë të rinj, ndërsa tek ajo qendrore, 1000 lekë të rinj.

Biletat i gjeni në pikën e shitjes në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Stadiumi i ri i Partizanit mund të jetë vend i panjohur për një pjesë të tifozëve. Ai ndodhet në zonën e quajtur “Kafja e Rremës”, shumë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Për ata që përdorin transportin publik, mund të udhëtojnë me urbanin e Tufinës dhe të ndalojnë në stacionin e dytë pas Komisariatit nr.4.

Më pas duhet të drejtohen djathtas në rrugën “Rexhep Tarja” ose “Zef Serembe”.

Të dyja të çojnë te stadiumi.