TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Supersfida e së dielës në mbrëmje do të jetë Juventus-Lacio, një sfidë që pak herë mund të ketë pasur një rëndësi të tillë për klasifikimin.
Në këto 90 minuta do të zbresin në fushë mbrojtjet më të mira të kampionatit, që do të jenë një test tejet i vështirë për të dyja repartet sulmuese. 7 gola të pësuar në 14 javë nga bardhezinjtë dhe 8 të pësuar nga kryeqytetasit, janë vërtet numër i përafërt, por hendeku mes mënyrës si Alegri dhe Sarri i kanë mbërritur ato është i madh.
ALEGRI – “Konti Maks” ka arritur të mbajë portën të paprekur për të pestën ndeshje radhazi në Serinë A, por mënyra si Juventusi paraqitet në fushë ka lënë për të dëshiruar.
Gjithmonë e më shumë të orientuar drejt të qenit cinikë, torinezët kanë fituar tri prej pesë këtyre ndeshjeve me rezultatin 1-0, përgjigjja konkrete mbi lojën që po aplikon Alegri, një lojë pak e rrjedhshme dhe larg shkëlqimit, duke u mbështetur vazhdimisht tek episodet dhe pa arritur të dhurojë qoftë edhe një shkëndije paparashikueshmërie.
“Zonja” e ka përqafuar më së miri filozofinë e Alegrit, atë të të priturit dhe të të lejuarit kontrollin e lojës kundërshtarit, për të ndëshkuar më vonë dhe për të tentuar zgjidhjen nëpërmjet individëve, me këta të fundit që duhen thënë që kanë qenë një humbje e madhe për Juven.
SARRI – Në Torino ama, Lacio e Sarrit do të kërkojë të prezantohet duke dominuar, në kontroll total të hapësirave dhe të topit, e njëjta fytyrë që ish-trajneri i bardhezinjve kërkoi t’i jepte Juventusit në 2019-2020, kur fitoi titullin.
Por edhe pse eksperienca e tij ishte pozitive, Sarri nuk ka arritur asnjëherë t’i fitojë zemrat e tifozëve bardhezinj apo të behët pjesë e ambientit dhe edhe ky rikthim i tij si kundërshtar në “Allianz Stadum”, pritet të jetë po aq armiqësor sa të shkuarit.
Por përveçse për të përballur klimën e stadiumit, Sarri do të kërkojë që nëpërmjet filozofisë së tij të bazuar te loja e bukur, të vazhdojë të mbajë larg portës së tij kundërshtaret dhe të korrë sukses. 8 ndeshje pa pësuar në 9 të fundit nuk arrihen lehtë, ashtu si mbajtja e ritmit të Napolit, arsyeja për të cilën Alegri, Milik e Vlahoviç (nëse ia del), duhet t’i bëjnë llogaritë mirë.