SPORT, 13 Nëntor 2022, 20:10

Seria A/ Milani fiton me gol në minutën e 92-të ndaj Fiorentinës

Seria A/ Milani fiton me gol në minutën e 92-të ndaj

Milani ka siguruar një fitore shumë të vështirë, por të rëndësishme ndaj Fiorentinës duke triumfuar 2-1 në “San Siro” në ndeshjen e fundit të 2022 të kuqezinjve në Serinë A.

Kuqezinjtë shënuan që në minutën e dytë me Leaon dhe u duke se do të ishte një sukses i thjeshtë për ta. Por miqtë barazuan me anë të Barak (28') dhe rrezikuan disa herë porën e Tatarushanus, duke iu afruar golit të dytë.

Pjesa e dytë ishte e hapur me raste në të dy portat, por askush nuk dukej se mund të çonte topin në rrjetë.

Megjithatë në shtesë, një harkim nga e djathta i Vrankc, përfundoi në portë pas një dalje të gabuar të Terraçianos, me Milenkoviç i cili e devijoi në rrjetën e tij në minutën e 92-të.

Pavarësisht protestave të Fiorentinës për një faull, gjyqtari bëri shenjë nga qendra e kështu dekretoi golin që do të rezultonte vendimtar për të ngjitur Milanin në vendin e dytë në klasifikimin e Serisë A pas fitores 2-1.

Seria A/ Milani fiton me gol në minutën e 92-të ndaj